MENU
klinika

Nga Project Syndicate

“Jelekët e verdhë” në udhëkryq…

05.12.2018 - 16:38

Që nga momenti që qeveria franceze anuloi rritjen e planifikuar të taksave për karburantin, ishte e qartë se masa do të perceptohej si e papërshtatshme, e parëndësishme dhe mbi të gjitha e paaftë për të qetësuar turmat nëpër protesta. “Jelekët e verdhë” pretendojnë të jenë një shprehje e popullit sovran. Por tani ata do të duhet të mbajnë disa përgjegjësi…

Fillimisht, ata duhet të shpallin një moratorium mbi demonstrimet dhe bllokadat për një periudhë të gjatë kohore për të arritur dialogun e propozuar nga Kryeministri Édouard Philippe. Në veçanti, ata duhet të heqin dorë nga 8 dhjetorii, “Veprimi IV” i lëvizjes, ku të gjithë pritet të jenë më të dhunshëm se deri më tani. Ka pasur mjaft vdekje, lëndime dhe dëmtime, duke përfshirë disa prej monumenteve më të famshme në Paris.

Nëse “Jelekët e  verdhë” vendosin të mos heqin dorë nga Akti IV, ata do të duhet të ndihmojnë policinë të shpëtojë nga “jelekët kaf”, të cilët do të qarkullojnë mes tyre. Sepse shkatërruesit e së djathtës dhe së majtës, do të rishfaqen për të vandalizuar e terrorizuar.

Me fjalë të tjera, “Jelekët e verdhë” janë në udhëkryq. Ose do të jenë mjaft të guximshëm dhe do të ndalojnë,  dhe do të marrin kohën që i duhet për tu organizouar, duke ndjekur një rrugë jo ndryshe nga ajo e vetë La République en Marche e Macron-it. Nëse “ Jelekët e verdhë” ndërtojnë një lëvizje që rritet në lartësinë e partisë së Macron, edhe ajo mund të shkruajë një faqe në historinë e Francës.

Ose ata do të vendosin të përjetojnë kënaqësinë për t’u parë në televizion.

Edhe ata mund të përfundojnë në koshin e plehrave të histories.

“Jelekët  e verdhë” duhet të zgjedhin: rishpikje demokratike, ose një version të përditësuar të ligave kombëtare socialiste; një vullnet për të riparuar ose për të shkatërruar. Vendimi do të varet nga vetë lëvizja dhe nga guximi politik dhe moral, që ajo zotëron.

Pra, vendimi i takon atyre. A do të thonë, “Po, ne besojmë në demokracinë republikane?” Dhe do ta thonë atë me zë të lartë dhe të qartë? Apo do ta vendosin veten në radhët e vandalëve politikë që Franca ende prodhon me bollëk?

Bernard-Henri Lévy është një nga themeluesit e lëvizjes “New Philosophers”. Librat e tij përfshijnë  “Left in Dark Times: A Stand Against the New Barbarism”, “American Vertigo: Traveling America in the Footsteps of Tocqueville”, dhe “The Genius of Judaism”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protesta për rritjen e çmimit të karburantit

Protesta në Francë/ një i vdekur, dhjetëra të plagosur

Protesta për rritjen e çmimit të karburantit

5 ditë protesta në Francë/ Një tjetër i vdekur

Protestat e ‘jelekëve të verdhë’

Kryeministri francez ndalon rritjen e taksës së naftës