21.12.2018 - 17:06
Jennifer Lopez nuk lodhet kurrë së punuari. Edhe pse është në moshën 49-vjeçare dhe ka arritur suksese të jashtëzakonshme, sërish JLo vazhdon të jetë tejet aktive si në muzikë ashtu edhe në kinematografi.
49-vjeçarja ka publikuar këngën e saj të fundit të titulluar “Limitless”, e cila do të jetë edhe kolona zanore e filmit të saj “Second Act”.
Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje ka qenë videoklipi i këngës ku për herë të parë pjesë është bërë edhe vajza 10-vjeçare e këngëtares, Emme Muniz.
Emme shihet në videoklip duke kënduar dhe kërcyer, dhe të gjitha lëvizjet janë në sinkron me nënën e saj JLo, duke plotësuar njëra-tjetrën.