MENU
klinika

Detajet

‘Kacifas hero’/ Shqiptarët dhe grekët sherr në New York: Turp!

10.12.2018 - 09:48

Dje pasdite në një nga lagjet me prani të të të dy komuniteteve shqiptare e greke – Bay Ridge në Brooklyn, në organizimin e shoqatës Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, u mbajt një protestë paqesore kundër nderimit të terroristit Konstandinos Kacifa.

Protesta ndodhi përballë qendrës kulturore Federata Laconian (Spartans), e cila pretendon se përfaqëson flamurin e Vorio Epirit dhe qarqet ultra nacionaliste greke në Nju Jork dhe do të nderonte Knostandinos Kacifën, i vrarë më 28 Tetor 2018, në një përplasje me armë automatike me policinë e Shtetit shqiptar në Bularat të Gjirokastrës.

Në protestë morën pjesë dhjetëra shqiptarë nga të gjitha trojet, në kushte të një të ftohti polar minus 10 gradë celsius.

Ajo nisi me këngën patriotike “Shqipëri o nëna ime” dhe ishte mjaft paqësore, duke u mbajtur në distancën e vendosur nga forcat e ruajtjes së rendit nga NYPD, simbas rregullave të përcaktuara për lejen e protestave ne qytetin e Nju Jorkut.

Mes tensioneve të mëdha, u desh shtimi i numrit te forcave të policisë dhe “barrikada” mes të dy grupeve.

Anëtarë të Partisë Agimi i Artë, me flamurit e kesaj partie dhe disa eksponentë të organizatave që përfaqësojnë minoritetin grek dhe organizatën Federata Laconian (Spartans), në SHBA, kënduan himnin grek dhe hodhën parulla shoviniste kundër Shqipërisë, si dhe shanin shqiptarët si terroristë, ndërsa 35-vjeçarin e vrarë në përpjekje me Policinë e Shtetit shqiptar e cilësuan hero që sipas tyre ra për atdheun e tij e jo në Shqipëri – në Bularat të Gjirokastrës.

Shqiptarët mbanin në duar flamuj amerikanë e shqiptarë, ndërsa këndonin këngë patriotike e thërrisnin “USA-USA-USA – Shqipëri Etnike – Shqipëri Etnike- Dënoni Terroristin – Dënoni Terroristin – Çamëria- Çamëria” dhe “Turp për ju që nderoni dhe mbroni një terrrorist, i cili ka qëlluar me armë automatike kundër Policisë së Shtetit”.

Përfaqësuesit e komunitetit grek, përfshirë edhe një grup të grave, përdorën sharje dhe hodhën parrulla provokuese, ngritën flamurin e Agimit të Artë dhe Vorio Epirit dhe më zë të lartë thërrisnin: “Konstantinos Katsifas, u vra se ‘ka luftuar si shumë prej helenëve të shtypur të pambrojtur për të ruajtur identitetin e tyre grek’, ‘Jugu i Shqipërisë është Greqi’,– ‘Në Greqi nuk asnjë çam dhe nuk ekziston çështje Çame’– ‘Harrojeni Çamerinë’”.


Veprimtari i njohur i komunitetit çam në SHBA, Sali Bollati, i cili megjithëse temperaturat sot ishin nën zero, kishte ardhur në protestë me bashkëshorten dhe vajzat e tij, e dënoi nëpërmjet thirrjeve dhe parrullave që mbante në dorë veprimin e organizatës greke, si shfaqjen më të turpshme e të shëmtuar të elementit grek në përgjithësi, duke e krahasuar atë më gjenocidin e çamëve nga gjenerali Zevros pas LDB.

Esad Gjonbalaj– nga Vuthaj një veprimtar i dalluar i komunitetit, tha se ky veprim “është tepër provokues për ne shqiptarët, prandaj edhe unë kam ardhur në këtë protestë i nxitur nga kjo propogandë e egër e këtij komuniteti, kundër të gjithë ne shqiptarëve, kudo që jemi. Ata duke nderuar një njeri i cili qëlloi me breshëri ndaj Policisë së Shtetit shqiptar dhe që duhet shpallur terrorist edhe kjo organizatë ultra nacionaliste me paturpësinë më të madhe në vendin më demokratik të botës, SHBA, shpallet ‘Hero’ – Trup për Ju – Shame on You!” thirri ai.

Ndërkohë, kreu i Rrënjëve Shqiptare Marko Kepi, në Nju Jork, tha se “Konstantinos Katsifas, sipas raportit zyrtar të policisë (Policia e Shtetit) është thënë se është vrarë pasi ka qëlluar drejt policisë dhe në çdo vend të botës ky akt dënohet, por ja që një organizatë greko amerikane, që mbahet e taksat e këtij vendi, i del sot në mbrojtje mandej për paturpësi edhe e nderon atë si një ‘Hero’”.

Ai tha se kjo nuk duhet të ndodhë në shekullin 21 dhe veçanërisht në Amerikë.

“Federata e Shoqërive Lakonike, duhet të organizojë një ngjarje që nderon gratë dhe fëmijët e pafajshëm të vrarë nga qarqet e ndryshme ekstremiste greke, ose për gjenocidin e çamëve, e jo të dalin e të mbrojnë e nderojnë ata që po vrasin çdo ditë nga një shqiptar. Të dënohen ata që kanë kryer siç dihet dhe një genocid kundër popullit të pafajshëm shqiptar të Çamërisë dhe jo të mblidhen në Amerikë vendin kampion të lirisë e demokracisë të nderojnë këtë kriminel i cili ka qëlluar kundër policisë sonë duke vënë në rrezik edhe jetën e forcave të ruajtjes së rendit”, tha ai.

Organizata “Federata Laconian (Spartans)” që ka President Tomoleon Kakouros dhe Grammaticus Ioannis Koutalis si Drejtor Komunikimi, e nderoi atë sic e quan ajo “Heroin e rënë të Greqisë”, i njohur si Konstantinos Katsifas, duke thënë se “Konstantinos Katsifas është hero për helenizmin e Epirit të Veriut” – “Krimi i madh i tij ishte dashuria e tij për vazhdimin e helenizmit dhe ngritjen e flamurit grek më 28 tetor 1940, përvjetori kombëtar grek OXI”, “Policia shqiptare është terrorise se vret grekërit pse ngrenë flamurin e tyre”– “Shqipëria, udhëhiqet nga një Kryeministër i droguar” e të tjera.

Federata e Shoqatave Laconian të Bashkuara është një organizatë jofitimprurëse kulturore, e themeluar nga lacedaemonians, të cilët thonë se janë grekë nga prefektura e Laconia, që është rajoni gjeografik sipas tyre rreth qytetit historik të Spartës. Kjo organizatë është rezultat i një përpjekjeje për të bashkuar dhe koordinuar Shoqatat Laconian.
Federata e tyre thotë se po synon këmbënguljen dhe shfaqjen e komuniteteve Laconian këtu në Shtetet e Bashkuara, si dhe miratimin dhe shfaqjen e vazhdimësisë së pandalshme dhe të lavdishme të elementit Laconian. Për më tepër, ata thonë se ëndrra e federatës Laconian është pan-helenike dhe synon miratimin e përgjithshëm dhe shfaqjen e elementit grek në përgjithësi./illyriapress/