MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 16

Kamza mposht Luftëtarin dhe i ikën fundit

09.12.2018 - 15:40

Kamza sheh “dritë në fund të tunelit”, ndërsa Luftëtari e reflekton krizën e gjithanshme edhe në fushën e blertë. Gjirokastritët janë mundur nga Kamza 1-0, dhe bëhet fjalë për një ndeshje të dominuar ngaekipi i drejtuar prej trajnerit Ernest Gjoka.

Dominim i Kamzës në 45 minutat e para. Disa tentativa për gol dhe pas gati gjysmë ore loje ishte Masato Fukui ai i cili me kokë arriti të mposhtë portierin Ruçi. Ky gol mbeti në fuqi deri në fund dhe Kamza mund të festojë, pasi ka lënë vendin e fundit për momentin.

Në fraksionin e dytë të lojës Kamza mund ta mbyllte ndeshjen me Roloviç, por ndeshja mund të kishte edhe fund tjetër. Në minutat e fundit Arrabal shpëtoi vendasit, duke shmangur golin e barazimit.

KAMZA – LUFTËTARI   1-0

Fukui 33′

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Teqja (Mehmeti 59′), Beqiri (Rezi 38′), Bonani, Frashëri, Arrabal, Malaj, Fukui,Plaku, Martinena. Trajner: Ernest Gjoka.

Luftëtari: Ruçi, Demo (Radoviç 64′), R. Hoxha,Janiçiç, Xhekson, Aleksi, Rapa, Rroca, Ymeraj (Rapo 59′), Milosavljev (Dunga 83′), Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani.

Gjyqtarë: Kreshnik Barjamaj, Gernat Qirici, Maringlen Llukmani, Klodian Shahini

Kartonë të verdhë: Fukui 51′, Arrabal 67′, Martinena 72′, Plaku 77′, Mehmeti 87′ / Aleksi 52′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN