MENU
klinika

Dështimi i liberalizimit të vizave

Kërkohet dorëheqja e Qeverisë Haradinaj

08.12.2018 - 11:30

Edhe këtë vit nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën. Komisionari i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha se koha e mundshme që kjo të ndodh është viti 2020.

Krerët e institucioneve në Kosovë asnjëherë nuk i ndalen premtimet duke dhënë data nga më të ndryshmet. Shoqëria civile dhe opozita kërkojnë përgjegjësi, ndërkohë ka që mendojnë se Bashkimi Evropian po tregohet i padrejtë në raport me Kosovën.

Çfarë do të bisedoj Hahn me liderët kosovar? konica.al
Çfarë do të bisedoj Hahn me liderët kosovar? konica.al

Hahn zgjodhi Prishtinën për të dhënë lajmin e hidhur për gjithë kosovarët. Asnjë përgjegjësi ende askush nuk ka dhënë nga udhëheqësit e Kosovës, për mosrealizimin e këtyre premtimeve.

Qytetarëve të Kosovës u është premtuar lëvizja e lirë që shumë vite. Në vitin 2011 kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi kishte thënë se brenda pesëmbëdhjetë muajve kjo çështje do të përfundojë. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëdhëniet Kosovë-Serbi

‘Pa viza, s’ka dialog’


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!