MENU
klinika

Kërkesë nga Aleanca për Shqiptarët

Kërkohet përfshirja e Kosovës në Kushtetutën e Maqedonisë

18.12.2018 - 11:13

Deri te Kuvendi i Maqedonisë kanë arritur shtatë ndryshime të Kushtetutës. Dy janë nga Aleanca për Shqiptarët, një nga Lëvizja Besa, një nga deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe tre nga grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit. Ndryshimet nuk kanë propozuar grupet e VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe LSDM-së.

Ziadin Sela dhe Syrija Rushidi nga Aleanca për Shqiptarët kanë një propozojnë që neni 2 paragrafi i dytë , fjalët “maqedonase/qytetarë” të ndryshohen me fjalën “qytetarë”, ndërsa në arsyetim thuhet se kërkohet të mundësohet barazia në deklarimin e shtetësisë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

zgjedhje parlamentare te parakohshme ne maqedoni-konica.al
zgjedhje parlamentare te parakohshme ne maqedoni-konica.al

Deputetët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli gjithashtu kërkojnë ndërhyrje në të njëjtin nen të ligjit kushtetues por edhe ata propozojnë që ky ligj të jetë “Nga dita e hyrjes në fuqi të amendamentit XXXIII, qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore kanë shtetësi të Republikës së Maqedonisë Veriore”.

Amendament për të njëjti nenit 2 të ligjit kushtetues ka dorëzuar edhe Muhamed Zekiri nga LSDM. Këtë herë kërkesa e tij është precizimi i nenit ku në fund të fjalisë shtohen fjalët “që nuk e cakton apo paragjykon përkatësinë e qytetarëve”. /Konica.al/