MENU
klinika

Arsyeja serioze

Këshillë! Flini gjithnjë në errësirë

25.12.2018 - 16:47

Nëse e ke zakon të kalosh gjysmën e natës në dhomën e ndenjës, duke dremitur para televizorit apo të flesh me dritën ndezur, duhet ta lexosh me patjetër këtë.

Çuditërisht, shkencëtarët ende nuk kanë kuptuar pse gjumi është kaq i rëndësishëm për mbijetesën tonë, por ata e dinë se mosmarrja e mjaftueshme e gjumit realisht e thyen shëndetin tonë.

Tashmë, një studim i ri nga Universiteti Northwestern zbuloi se të kesh një dritë gjatë gjumit mund të rrisë rrezikun e diabetit.

Për studimin e botuar në revistën shkencore, studiuesit e gjumit rekrutuan 20 vullnetarë të rritur të shëndetshëm (18 deri në 40 vjeç). Vullnetarët kaluan dy netë dhe tri ditë në laborator.

fjetja ne erresire-konica.al

Natën e parë, ata flinin në errësirë totale; natën e dytë, gjysma e tyre flinin përsëri në errësirë ndërsa gjysma tjetër fjeti në një dhomë me një dritë të ndezur mbi kokë.

Ndërkohë që vullnetarët flinin, studiuesit gjurmonin shenjat vitale të vullnetarëve, aktivitetin e valëve të trurit, lëvizjet e këmbëve dhe syve. Ata gjithashtu morën mostra të gjakut për të matur melatoninën, një hormon jetësor që ndihmon në kontrollin e orës tuaj të brendshme (ritmin cirkadik) që zakonisht rritet gjatë gjumit.

Në mëngjes, studiuesit kryen teste të tolerancës ndaj glukozës tek vullnetarët.

Çuditërisht, vetëm të fjeturit nën një dritë të ndezur, rriti rezistencën ndaj insulinës, një faktor rreziku për diabetin. Kur insulina nuk mund të bëjë punën e saj, trupi përpiqet të përpunojë sheqerin.

“Gjetjet tona paraprake tregojnë se një natë e vetme e ekspozimit të dritës gjatë gjumit ndikon në masë të madhe në rezistencën ndaj insulinës“, – tha autori kryesor Ivy Cheung Mason, doktor i Shkencave në Northwestern në një deklaratë për shtyp.

Hulumtimet e mëparshme kanë lidhur gjumin e dobët me një rrezik më të lartë të depresionit, kancerit të gjirit dhe kancerit të prostatës. Tani ne mund të shtojmë sëmundje metabolike si diabeti në listë.

“Çrregullimet e gjumit ndikojnë më shumë se 25 përqind të popullsisë së përgjithshme dhe deri në 50 përqind të të moshuarve.

Përmirësimi i gjumit tek të rriturit që janë në rrezik për sëmundje të zemrës, infarkt dhe diabet përfaqëson një qasje e re dhe shumë të nevojshme për parandalimin dhe trajtimin e epidemive të diabetit të tipit 2 dhe obezitetit, si dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së atyre që vuajnë nga shqetësimet e gjumit “.

Megjithëse ky është një hulumtim paraprak, ai mbështet idenë që ju duhet të shmangni rënien në gjumë në divan dhe duke shpenzuar gjysmën ose shumicën e natës me dritat dhe televizorin ndezur.