MENU
klinika

Shëndeti

Këto janë rekomandimet e mjekëve për të mundur gripin

19.12.2018 - 16:37

Kjo është dhe periudha e vitit në të cilën duhet të bëjmë më shumë kujdes për të mos u sëmurë se sa në muajt e tjerë.

Pse?

Për shkak të ndryshimeve të temperaturave që kanë luhatur shumë dhe na kanë ulur imunitetin e trupit.

Disa nga kujdeset që duhet të keni për veten sipas ekspertëve janë këto:

– Të pushoni dhe të bëni mjaftueshëm gjumë, të qëndroni të ngrohët, të qëndroni të hidratuar duke konsumuar shumë ujë, ta shpërlani gojën me ujë me kripë. Sidoqoftë, metodat e mëposhtme janë ato të cilat ju ndihmojnë ta forconi sistemin e imunitetit dhe ta shmangni shpërndarjen e infeksionit:

1. Supa e pulës – hulumtimet tregojnë se ndihmon në ngadalësimin e lëvizjes së qelizave të bardha të gjakut të cilat e shpërndajnë të ftohtin përgjatë trupin.

2. Medikamentet – Paracetamoli dhe ibuprofeni ju ndihmojnë të ndiheni më mirë dhe ta lehtësoni dhimbjen, por nëse dhimbjet janë të mëdha, atëherë duhet të përdorni medikamente tjera.

3. Mjalti – Ilaçet e kollës nuk janë gjithmonë të shijshme, prandaj si alternativë e tyre mund të konsumoni mjaltë

4. Xhinxheri – Nëse vuani nga fryrja e barkut, marramendjet apo mostretja, atëherë vendosni xhenxhefil në ujë të nxehtë dhe konsumojeni atë.