Ndoshta jo direkt, por indirekt po. Kohwt e fundit po flitet shumw për Blyth Spartans. Kush ështw? Një skuadër e National League North, kategoria e 6-të në Angli, një skuadër që kërkon të fuqizohet financiarisht me çdo mënyrë.
Rrjetet sociale kanë reaguar fuqishëm, kur në stadiumin e Spartans u shfaq një baner shumë interesant: “Vizito Korenë e Veriut”. Menjëherë është menduar se Kim Jong-un ka hedhur hapin e parë për të blerë një skuadër futbolli.
Në fakt, bëhet fjalë për entin zyrtar të turizmit të vendit aziatik, që nëpërmjet sitit të vet, i propozon botës një panoramë të Koresë së Veriut, ndryshe nga ajo që paraqet politika. Dhe tani duket se ka një farë interesi për të përfunduar në faqet e para.
Kushedi nëse dikush ka prenotuar për të festuar festat e fundvitit në Kore, por qëllimi e ekspozimit mediatik është arritur plotësisht dhe skuadra angleze ka përfituar.