MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Kjo është kërkesa e Bashkimit Evropian për Kosovën

15.12.2018 - 09:05

Ende nuk është caktuar ndonjë datë nga Bashkimi Evropian për takimin e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por para se të ndodhë një takim i tillë kërkon heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Dhe takimi i fundit i zhvilluar në Bruksel mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiç ishte më 8 nëntor 2018.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Bashkimit Evropian, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta revokojë vendimin për taksën ndaj produkteve serbe, pasi masat e marra nuk ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Qeveria e Kosovës duhet t’i revokojë këto vendime. Veprimet, masat dhe deklaratat që perceptohen si provokuese dhe fyese janë thellësisht shqetësuese dhe nuk ndihmojnë në dialogun dhe në normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë
Kocijançiç. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!