MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Kosova shton masa tjera tregtare ndaj Serbisë

09.12.2018 - 17:00

Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Kosova është e gatshme të zbatojë masa të reja ndaj Serbisë, duke thënë se bëhet fjalë për tri masa të vështira që mund të ndërmerren, por pa treguar se për çfarë bëhet fjalë.

Siç raporton Tanjug, Vuçiç deklaroi se shtoi se shteti do të marrë vendime lidhur me masat e reja të Kosovës vetëm kur atëherë kur të ndërmerren nga pala kosovare.

Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për medie, ka thënë se qeveria e vendit ka dështuar në liberalizimin e vizave dhe luftimin e korrupsionit.

Kurti ka deklaruar se Vetëvendosje do ta votojë Projektligjin për Ushtrinë e Kosovës.

Maqedoni

Gati katër vite nga luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, institucionet në Maqedoni kanë lënë në harresë epilogun e vërtetë gjyqësor për këtë rast.

Hetimi për të kuptuar motivet e grupit të armatosur ishte premtuar nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pak ditë pas përleshjes së armatosur.

Maqedoni/ Autoritetet premtuan hetim ndërkombëtar konica.al

Serbi

“SHBA-të e konsiderojnë Kosovën partner strategjik”, ky është titulli që gazeta serbe Danas, i dha një artikulli referuar burimeve diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë artikull përmendet edhe vizita e fundit e presidentit Hashim Thaçi në këtë vend, pjesëmarrja e tij në varrimin e ish-presidentit Xhorxh H. U. Bush, si dhe fakti që ai ishte ulur afër liderëve më të rëndësishëm botëror.

Maqedoni

Maqedonia mund të bllokohet nga Bullgaria në procesin e integrimit euroatlantik, nëse tenton të keqpërdorë temën me gjuhën maqedonase, kështu ka deklaruar Krasimir Karakaçanov, zëvendëskryeministër për Siguri dhe njëherësh ministër i Mbrojtjes i Bullgarisë.

Ministri bullgar i Mbrojtjes ka thënë se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se nuk do të lejojë që të dikush fshehtas të aplikojë një gjuhë të tillë.

Krasimir Karakaçanov konica.al
Krasimir Karakaçanov konica.al

Serbi

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Serbisë, Suzana Grubjeshiç, thotë se procesi i integrimeve evropiane të Serbisë nuk do të përshpejtohet derisa të mos ketë progres në dialogun me Kosovës dhe Serbisë.

Siç shkruajnë mediat serbe, Grubjeshiç, e cila aktualisht është Sekretare e Përgjithshme e Lëvizjes Evropiane në Serbi, tha se të hënën në Bruksel në konferencën ndërministrore Serbia do të hap dy kapituj, edhe pse kishte përgatitur shtatë pozicione negociuese
. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!