MENU
klinika

Stoli kurbinas

Laçi “ha” trajnerë, ikën Memelli dhe vjen…

10.12.2018 - 13:18

Duket se Laçi është ekipi që “ha” më shumë trajnerë për këtë sezon së bashku me Kamzën, edhe pse ecuria e bardhezinjve nuk ka qenë e keqe, madje mund të konsiderohet pozitive. Pas dorëheqjes së Artan Mërgjyshit, Laçi i besoi përkohësisht zv.trajnerit Migen Memelli.

Ky i fundit bëri një punë të mirë me kurbinasit në javët që e drejtoi. Megjithatë, drejtuesit e Laçit duket se nuk janë bindur plotësisht nga Memelli dhe kanë gjetur një alternativë tjetër menjëherë pas humbjes së djeshme në Vlorë.

Sipas “Sport Ekspres”, vendin e Memellit në krye të stolit kurbinas pritet ta zërë tekniku Besnik Prenga, i cili e drejtoi Laçin gjatë verë në ndeshjet e Europës. Nën drejtimin e Prengës, kurbinasit arritën të kualifikohen në turin e dytë, duke marrë edhe fitoren e parë në Europë.

besnik prenga
besnik prenga

Aktualisht, Besnik Prenga bën pjesë në klubin kroat të Lokomotivës së Zagrebit, ku edhe asistoi në transferimin e sulmuesit Myrto Uzuni, të cilin e kishte nën urdhrat e tij kur ishte te Laçi. Nën drejtimin e Prengës, Laçi do të synojë që të arrijë sërish Kupat e Europës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN