MENU
klinika

Kriteret

Licensimet, FSHF organizon seminar me klubet

20.12.2018 - 19:40

U zhvillua sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit seminari me klubet kandidate për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s për sezonin 2019-2020. Ky seminar organizohej nga sektori Lincensimeve në FSHF për të trajnuar dhe orientuar klubet mbi hapat që duhet të ndjekin për këtë process.

Pesë janë kriteret e përcaktuara nga UEFA, duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ dhe ligjor që duhet të përmbyllen deri më 28 Shkurt 2019. Kriteri financiar, që është edhe pika më e rëndësishme në dhënien e lincensës, duhet të përfundojë brenda datës 31 Mars 2019.

Drejtuesi i sektorit të Licensimeve, Eduard Gjini, informoi klubet në lidhje me risitë e këtij procesi për sezonin e ardhshëm futbollistik dhe ju bëri me dije se sektori i Licensimeve do të zhvillojë disa takime.

Këto takimet do të bëhen me të gjithë klubet kandidate për të parë situatën e tyre dhe për t’i asistuar së bashku me ekspertët në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar. Problemi kryesor është ana financiare, ku edhe klubet e mëdha kanë probleme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN