MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Liderët kosovar koordinohen për dialogun

27.12.2018 - 17:00

Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha në hapje të takimit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe anëtarët e delegacionit shtetëror se Republika e Kosovës është gati për fazën e dialogut final me Serbinë dhe siç tha ai, “bashkë me aleatët tanë perëndimorë do të dalim triumfues, duke siguruar njohjen e pavarësisë nga Serbia, ulësen në OKB dhe përshpejtimin në integrimet euro atlantike”.

Kreu i Kuvendit si nikoqir i takimit ku bëri bashkë të gjithë krerët institucionalë dhe ekipin negociator, i informoi partnerët ndërkombëtarë nga vendet anëtare të QUINT-it se shteti i Kosovës ka arritur unitetin për procesin final të dialogut dhe në këtë proces ai tha se presin edhe mbështetjen e pakursyer nga vendet partnere, njësoj sikur në gjitha proceset që ka kaluar Kosova.

Serbi

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, përsëriti sot se Beogradi zyrtar është i gatshëm të vazhdojë dialogun sapo të hiqen taksat 100 për qind mbi importet e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila është vendosur nga Prishtina.

Ajo gjatë një takimi me ambasadorin e Belgjikës, Kunar Adam në Beograd, theksoi se arritja e një zgjidhjeje kompromisi është e nevojshme për ruajtjen e përhershme të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Kosovë

Të enjten me fillim nga ora 10:00 kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli merr pjesë në takimin e radhës koordinues për dialogun Kosovë-Serbi.

Në këtë takim të ftuar janë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV.

Maqedoni

Analistët në Maqedoni thonë se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk është në interes as të partive politike në pushtet, të cilat presin të bëhen të dukshme rezultatet e politikave të Qeverise pasi të përfundojë procesi i zgjidhjes së kontestit me Greqinë për çështjen e emrit, e as në favor të opozitës maqedonase, e cila tani është më shumë se kurdoherë e përçarë.

Ideja për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është diskutuar në opinion si mundësi për të arritur censusin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit të shtetit prej 40 për qind, në rast se opozita në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të fshehtë, bojkoton zgjedhjet si në rastin e referendumit për Marrëveshjen për emrin.

Kosovë

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në kufirin me Kosovën.

Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll”, shkruan Lleshaj, cili i referohet vendimit të Këshillit të Ministrave një ditë më parë, duke shtuar se “Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!