MENU
klinika

Triumfon kroati

Luka Modriç fiton “Topin e Artë” të vitit 2018

03.12.2018 - 22:38

Nuk ka më asnjë dyshim, Luka Modric ka fituar “Topin e Artë” të vitit 2018. Mesfushori kroat është shpërblyer për paraqitjen fantastike te Real Madrid dhe Kroacinë me çmimin më prestigjioz personal.

Gjatë fjalimit, ai ishte shumë i prekur për këtë çmim, por nuk ka harruar të falënderojë të gjithë ata që e kanë ndihmuar.

“Jam i lumtur dhe shumë krenar. Nuk mund ta përshkruaj se çfarë ndjej. Së pari, dua të falënderoj shokët e ekipit, trajnerët te Real Madrid dhe te Kroacia, të gjithë ata që kanë votuar për mua dhe familjen time, që më ndihmon të jem ky që jam sot.

Kur isha fëmijë ëndërroja të bëhesha futbollist dhe të fitoja sa më shumë trofe. Por ‘Topi i Artë” është më shumë se një ëndërr.

Ky trofe vërteton se kam bërë diçka të veçantë në fushë, prandaj ky viti do të jetë i paharrueshëm për mua” – është shprehur Luka Modric, i cili u shpall nga FIFA edhe si lojtari i vitit.

Cristiano Ronaldo është renditur në vendin e dytë, ndërsa në vend të tretë ishte francezi Antoine Griezmann, që edhe pse fitoi Kupën e Botës dhe Europa League me Atletico Madrid, nuk mposhti dot kroatin Modric.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


FIFA vlerëson nënkampionin e botës

“The Best”, triumfon kroati Luka Modriç