MENU
klinika

EFL CUP

Portieri kosovar çon Cityn në gjysmëfinale

18.12.2018 - 22:55

Ka vuajtur jo pak Manchester City në Leicester, teksa është kualifikuar në raundin tjetër të EFL CUP vetëm pas gjuajtjeve të penalltive. Ndeshja ka përfunduar në barazim 1-1 dhe është dashur gjuajtja e penalltive, aty ku vendasit kanë gabuar 3 herë.

De Bruyne kalon miqtë në avantazh dhe u duk sikur do të ishte një shëtitje për ekipin e Pep Guardiolas. Por ka qenë thjesht një iluzion, pas Leicester ka ngulmuar shumë për të shënuar.

Loja e mirë e vendasve është shpërblyer vetëm në minutën e 73-të me anë të Albrighton. Madje në fund mund të kishin ndëshkuar Cityn. Gjithsesi, ndeshja ka përfunduar 1-1 dhe është dashur gjuajtja e penalltive.

Leicester, pasi shënon penalltinë e parë, humb 3 të tjerat radhazi, ndërsa City humb vetëm një të tillë. Për pasojë, City kalon në gjysmëfinale, në pritje të 3 gjysmëfinalistëve të tjerë, ku njëri është Burton.

City ka fituar falë portierit të Kosovës, Arijanet Muric (2.01 m i gjatë). Ishte ai që shkëlqeu gjatë penalltive, duke pritur plot dy të tilla, teksa një tjetër ka përfunduar jashtë.