Kuvendi i Maqedonisë për sot në rend të ditës ka vendosur propozimin e qeverisë për shkarkimin Aksel Ahmedovski nga funksioni ministër pa resor i ngarkuar për zbatimin e strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Maqedoni dhe në vend të tij të vij të zgjidhet Muzafer Bajram.
Kuvendi, gjithashtu me propozim të Qeverisë, duhet të shkarkojë Adnan Qahil nga funksioni ministër pa resor i ngarkuar për investimet e huaja në dhe në vend të tij të zgjidhet Elvin Hasan.
Në rendi e ditës të kësaj seance, ndër të tjera është edhe projektligji për ndryshimin e Ligjit për Gjykatat, Projektligjin për kundërvajtje, Projektligji për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, projektligjit për kontestet administrative, draft Ligji për ekzekutimin e sanksioneve, të gjithë në leximin e parë. /Konica.al/