MENU
klinika

Dueli ndaj japonezit

Mayweather nuk fal, fiton me nokaut

31.12.2018 - 16:13

Asnjë surprizë për kampionin amerikan të boksit Floyd Mayweather, që ka fituar me nokaut në raundin e parë ndaj japonezit Tenshin Nasukawa, sportist i kickboxing.

Një duel “show” me 3 raunde me nga 3 minuta secili, zhvilluar sot në Tokio, por që në fakt zgjati shumë pak. Sfida ishte e vlefshme për eventin “Rizin 14”, që u zhvillua në “Saitama Super Arena”të Tokios, një duel që nuk do të llogaritej në skedën e dy sportistëve.

Që në raundin e parë, Mayweather, 50 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij si boksier, tregoi se për të nuk ka duele “show”, duke hedhur dy herë në tapet rivalin anonim.

Kjo detyroi gjyqtarin e sfidës që ta ndalte shumë herët atë, me Nasukawa që shpërtheu në lot për këtë disfatë para fansave të tij. Ndërsa Mayweather, qeshte e kërcente në ring, duke mos pësuar asnjë gërvishtje nga pak minuta që qëndroi në ring.

Mayweather rikthehej në ring pas 18 muajsh, që pas fitores ndaj Conor McGregor, në gusht të 2017-ës. Kjo sfidë e boksierit amerikan ishte më së shumti për para, një “show”, ndaj një rivali enigmë dhe pak të njohur.

Ne jemi sërish të dy të pamposhtur dhe u ngjitëm në ring për të argëtuar fansat. Tenshin është ende një sportist i madh, ndërsa unë një sportist tashmë i tërhequr”, tha Mayweather.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN