MENU
klinika

E thotë vetë kampioni

E bujshme për boksin, rikthehet Mayweather

15.09.2018 - 14:31

Kishte thënë disa herë që nuk do të dilte më në ring, por boksieri amerikan Floyd Mayweather ka befasuar të gjithë me deklaratën e sotme, kur ka thënë se do të rikthehet sërish në ring në dhjetor të këtij viti.

Rivali i tij do të jetë një tjetër ikonë e këtij sporti, filipinasi Manny Pacquiao, me të cilin do të zhvillojë një revansh pas fitores që arriti me vendim unanim të gjyqtarëve në maj të 2015-s.

Mayweather e ka konfirmuar këtë lajm në një postim në faqen e tij zyrtare “Instagram”, ku tregon edhe se është takuar rastësisht me Pacquiao: Do të rikthehem të dueloj Manny Pacquiao  këtë vit. Do të jetë një tjetër sfidë ku do të arkëtoj një shumë me 9 shifra.”

 

View this post on Instagram

 

I’m coming back to fight Manny Pacquiao this year. Another 9 figure pay day on the way @mayweatherpromotions

A post shared by Floyd Mayweather (@floydmayweather) on

Përballja e tyre zhvilluar në maj të vitit 2015 është cilësuar si “sfida e shekullit”, e cila pritet të ketë edhe një akt të dytë. Nga përballja e parë, dy boksierët fituan secili nga 300 milionë dollarë.

Më tej, në videon e postuar, boksieri amerikan dëgjohet të thotë: Nuk dua të dëgjoj sërish Manny të shfajësohet si në humbjen e parë, që tha se dueloi i dëmtuar në shpatull”.

Edhe Pacquiao është gati për këtë sfidë të dytë mes tyre, tashmë kampion bote në peshën “welter”: Unë e kam titullin, ndaj le të vijë të duelojë me mua. Le të zhvillojmë një përballje të dytë”. Nuk dihet nëse realisht kjo përballje do të zhvillohet apo jo, por kur bëhet fjalë për parà, Mayweather nuk thotë kurrë JO.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN