22.12.2018 - 16:57
Rëndohet edhe më shumë situata për Milan, që ka humbur sot 0-1 me Fiorentinën në “San Siro”, duke humbur edhe vendin e katërt në renditje, që rrëmbehet nga Lazio. Napoli fiton 1-0 me SPAL dhe ngushton në -5 pikë diferencën me Juventus, por kampionët kanë një 1 ndeshje më pak.
Ishte Chiesa ai që nderoi Fiorentinën me golin e shënuan në minutën e 83-të, ndërsa trajneri Gattuso është parë shumë i nervozuar. Një humbje që rëndon shumë në kampin kuqezi.
Ndërkohë, Napoli ka bërë “detyrën”, edhe pse nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për të zotët e shtëpisë. Në limitin e pjesës së parë Albiol ka shënuan golin e vetëm të takimit, por që “bilndon” vendin e dytë të Napolit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Serie A e Premier League