MENU
klinika

Premier League, Java 20

Mjafton Kante, Chelsea presion rivalëve

30.12.2018 - 14:52

Ka mjaftuar një gol i Kante dhe Chelsea është rikthyer shumë shpejt te fitorja, duke mposhtur 1-0 në transfertë ekipin e Crystal Palace. Blutë e Londrës mbesin në vendin e katërt, duke e përforcuar këtë pozicion dhe duke u bërë presion rivalëve që renditen më lart, City-t dhe Tottenham-it.

Pas një pjese të parë pak me nervozitet nga ana e miqve, që ishin favoritë që në fillim për ta fituar këtë takim, në pjesën e dytë, në minutën e 51-të vjen goli i Kante, që do të rezultonte vendimtar për fatet e ndeshjes.

Chelsea e mbyll mirë vitin, por 11 pikë larg kreut nuk ishte menduar në fillim të sezonit. Në orën 15:15, Manchester City do të luajë në fushën Southampton, ndërsa viti futbollistik në Premier League do të mbyllet me Manchester United-Bournemouth, për të ristartuar menjëherë më 1 janar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN