MENU
klinika

Flori Mumajesi

“M’u prenë gjunjët, akoma më dridhet zëri”

04.12.2018 - 20:43

Flori Mumajesi u prezantua në “Këngën Magjike” me një baladë dashurie, e cila duket se ka emocionuar shumë edhe këngëtarin.

Ai bëri një postim në “Instagram” pas përfundimit të provave për gjysmëfinalen duke rrëfyer emocionet që i ka i jep këngëa e titulluar “Plas”.

Flori Mumajesi

Sa po kthehem nga provat e Këngës Magjike. Përveç faktit që festivali vetë të ngarkon me emocione, edhe kënga vetë më jep shumë emocione. M’u shkul zemra vendit, m’u prenë gjunjët, akoma më dridhet zëri. Gjithesi shpresoj t’ia dalim natën e dytë kur të jemi aty. Me bekimin tuaj natyrisht. Ndërkohë dua t’i falenderoj të gjithë ata që e kanë pëlqyer këngën dhe e kanë bërë pjesë të jetës së tyre këtë burim nga shpirti shumë të sinqertë. Një për një faleminderit të gjithëve. Ju do Flori pafund dhe ju jam mirënjohës përgjithmonë. Ju faleminderit, shihemi shumë shpejt në festivalin e Këngës Magjike”, tha Flori.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN