MENU
klinika

Europa League

Ndalet Chelsea, vetëm Frankfurti perfekt

13.12.2018 - 21:00

Pas gjashtë ndeshjeve në grupe të Europa League, vetëm Eintracht Frankfurt ka qenë perfekt, duke i fituar të gjashta takimet, të fundit sonte 2-1 në “Olimpico” me përmbysje ndaj Lazios. Chelsea ishte shumë afër perfeksionit, por ndalet 2-2 në transfertë me hungarezët e Videoton.

Grupi J: Sevilla 12, Krasnodar 12, St Liege 10, Akhisarspor 1

Sevilla nuk e ka pasur të vështirë të mposhtë 3-0 rivalët e Krasnodar brenda në shtëpi. Me këtë fitore të pastër spanjollët kanë siguruar kreun e grupit. Ndërkohë Akhisarspor ka barazuar 0-0 me St. Liege duke marrë pikën e parë të sezonit.

Grupi I: Genk 11, Malmo 9, Besiktas 7, Sarpsborg 5

Malmo ka mposhtur 1-0 Besiktas dhe e ka parakaluar në renditje. Suedezët kualifikohen për në fazën e nokautit, ndërsa turqit janë eliminuar. Ndërkohë Genk ka fituar bindshëm 4-0 me Sparsburg duke ruajtur kreun e renditjes.

Grupi K: Din Kyiv 11, Rennes 9, Astana 8, Jablonec 5

Dinamo e Kievit ka humbur 1-0 ndaj vendit të fundit Jablonec por ka ruajtur kreun e grupit ndërsa Rennes ka mposhtur 2-0 Astana-n duke u ngjitur në vend të dytë të renditjes.

Grupi H: Eintracht Frankfurt 18, Lazio 9, Apollon 7, Marseille 1

Eintracht Frankfurt e kishte siguruar kreun  grupit dhe prapëseprapë ka përmbysur gjithçka 2-1 me Lazio-n duke e mbyllur fazën e grupeve me një ecuri të përsosur, ndërsa Apollon ka mposhtur 3-1 Marseille, një sezon zhgënjyes i francezëve me shumë potencial.

Grupi L: Chelsea 16, BATE 9, Mol Vidi 7, PAOK 3

Chelsea ka barazuar 2-2 ndeshjen e fundit të grupit por e kishte siguruar vendin e parë dhe ka shfrytëzuar rotacionin për të pasur ekipin e freskët për në Premier League. BATE ruan vendin e dytë me megjithëse me pikë të barabarta MOL Vidi-n, pas fitores 3-1 me PAOK.

Grupi G: Villarreal 10, Rapid Vienna 10, Rangers 6, Spartak Moscow 5

Glasgoë Rangers, ku luan edhe lojtari i përfaqësueses shqiptare Eros Grezka ka humbur 1-0 ndaj Rapid Vienna dhe është eliminuar nga kompelticioni. Ndërkohë Villarreal ka fituar 2-0 ndaj Spartak-ut duke u ngjitur në krye të grupit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN