MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Ndoj shënon gol dhe i jep fitoren ekipit

26.12.2018 - 18:20

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj, ishte protagonist absolut sot në takimin e Brescia-s kundër Cremonese-s. 22-vjeçari është një nga lojtarët më të mirë në skuadrën italiane dhe mbulon shumë role në fushën e lojës.

Në takimin e fituar sot 3-2, Ndoj u provua në një pozicion të ri. Zakonisht, lojtari kuqezi luan si mesfushor qendre, por sot u pozicionua si numër 10, më pranë portës.

Ndoj bëri një ndeshje të shkëlqyer dhe shënoi golin e fitores për skuadrën e tij në minutën e 91’ të sfidës. Breshia triumfoi 3-2 dhe për këto tri pikë, duhet të falënderojë mesfushorin kuqezi, që konfirmoi dhe njëherë tjetër formën e mirë të tij.

Goli i parë sezonal për 22-vjeçarin shqiptar, i cili tashmë duhet marrë shumë seriozisht nga Christian Panuçi, sepse nuk është më një fëmijë dhe po bën gjëra të mëdha te Brescia, duke treguar se është gati të luajë titullar te Shqipëria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN