MENU
klinika

Tragjedia

Nëna e Astorit: Nuk kërkoj fajtor, por arsyen

23.12.2018 - 12:45

Viti që po lëmë shënoi një një tragjeditë e futbollit në Serie A, ndarjen nga jeta të Davide Astorit, që ka prekur gjithë botën futbollistike në Itali, por edhe më gjerë. Kapiteni i Fiorentinës ndërroi jetë për shkak të një ataku që e preku atë në gjumë.

Për “Corriere della Sera”, nëna Asotrit ka rrëfyer atë çka ka përjetuar kur ka marrë vesh lajmin. “Jam nënë dhe kam edhe 2 fëmijë të tjerë. Jam e detyruar të jem e fortë, jo për vete, por për ata.

Atë mëngjes së bashku me burrin tim do të shkonim për të votuar, por kur u zgjova, ndjeva që krahët e mi ishin paralizuar, të ftohtë dhe ndihesha e zbrazët. Nuk e kisha provuar kurrë më parë këtë në jetë. Nuk dua një fajtor, por dua vetëm arsyen.

E di që fajtori nuk ekziston. Ajo çka ndodhi ishte fatkeqësi dhe jam e bindur se askush nuk e donte. Dua që kjo mos të përsëritet më. Jam e bindur se në Itali janë të mirë të gjithë mjekët e kontrolleve, por duhet të jenë edhe më të mirë”, – u shpreh nëna e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Klubi nuk harron ish-kapitenin

Fiorentina përjetëson Davide Astorin