MENU
klinika

Axhenda e Këshillit Evropian

‘Nuk ka liberalizim të vizave’

01.12.2018 - 09:58

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk mund të jetë pengesë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës edhe pse Bashkimi Evropian ka bërë thirrje vazhdimisht për heqjen e kësaj takse.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se kjo taksë nuk ka mundësi të ndikojë në mosliberalizimin e vizave.

'Nuk ka liberalizim të vizave' konica.al
‘Nuk ka liberalizim të vizave’ konica.al

Hoxha tha se BE-ja që nga fillimi është shfaqur e padrejtë dhe kritikuese vetëm ndaj shtetit të Kosovës, por jo edhe të Serbisë, edhe pse është ngritur kjo çështje prapë nuk ka pasur asnjë reagim nga Brukseli siç reaguan ndaj Kosovës në vënien e taksës.

“Janë procese tërësisht të ndara, edhe çështja e taksës, edhe e liberalizimit të vizave. Nga fillimi i procesit kanë qenë disa vende që kanë qenë hezituese, janë nga shtete të mëdha që janë hezituese që ende vazhdojnë të jenë, qoftë me taksë apo pa të, nuk është proces i ndërlidhur aspak, por ne çfarë po vërejmë është se BE-ja po është i zëshëm kur Kosova merr vendimin për taksa, ndërsa nuk ka qenë i zëshëm apo nuk e ka kritikuar Republikën e Serbisë kur vite me radhë qysh nga anëtarësimi i Kosovës në CEFTA ne kemi pas trajtim të pabarabartë, të padrejtë”, tha Hoxha.

Ajo tha se disa shtete të BE-së po hezitojnë që kosovarëve tu hiqen vizat, për shkak të politikave të tyre të brendshme dhe se vazhdimisht duhet lobuar edhe pse Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. /Konica.al/