MENU
klinika

Trajneri i Kombëtares

Panucci braktis Shqipërinë për Serinë A?

24.12.2018 - 12:45

Pas fitores në ndeshjen miqësore me Uellsin, numri një i FSHF-së, Armand Duka, rikonfirmoi trajnerin Christian Panucci në krye të Kombëtares shqiptare, duke u shprehur se ka një kontratë dhe do ta respektojë deri në fund.

Por, e ardhmja e Panuccit në krye të stolit kuqezi, ka hyrë sërish në një mjegull. Shkak për këtë është bërë forma e keqe që po kalon Roma nën drejtimin e Di Francesco-s dhe po mendohet për pasuesin e tij.

Prestigjiozja ‘Il Messaggero’, në një artikull të shkruar ditën e sotme raporton se Christian Panucci mund të jetë pasuesi i Di Francesco-s në krye të stolit të Romës. Marrëdhënia e mirë që trajneri i Kombëtares ka me drejtuesit e Romës dhe me De Rossi-n, mund të bëjë që të largohet nga Shqipëria, për te Roma.

Panucci ka zgjedhur Karaibet për të kaluar festat e fundvitit, por mund të largohet që të enjten për të qenë në Itali, aty ku pritet që të shkojë në stadium për të ndjekur takimin mes Romës dhe Parmës.

Në kampin romanist e dinë mirë që ka një kontratë deri në nëntor 2019 me Shqipërinë, por nëse vendosin ta marrin, atëherë mund të diskutojnë me FSHF-në për t’i dhënë mundësinë të largohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Christian Panucci për “Goal.com”

“Më lehtë të drejtosh Realin se Shqipërinë”

Presidenti i FSHF largon presionin

Duka: Kombëtarja e Shqipërisë, jo e Panuccit