Kanë përfunduar me sukses seleksionimet për ekipet kombëtare të moshave në qytetin e Romës, në Itali. I pranishëm në këtë proces seleksionimi ishte dhe trajneri i ekipit Kombëtar Christian Panucci, që vëzhgoi me kujdes të gjithë futbollistët e datëlindjes 2001-2006.
Për dy ditë me rradhë përzgjedhjet u zhvilluan në Itali, ditën e djeshme në Milano ishin të pranishëm 140 futbollistë dhe sot 60 futbollistë në Romë. Seleksionimet e Romës u ndoqën nga afër edhe nga ish-kapitenët kuqezi, Foto Strakosha dhe Igli Tare.
Ky proces seleksionues është ndjekur nga një komision i Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtuar nga Drejtori Teknik, Dzemal Mustedanagic, i shoqëruar nga trajneri i ekipit Kombëtar U-21, Alban Bushi.
Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe Nevil Dede, trajneri i ekipit Kombëtar U-19, Elvin Beqiri, trajneri i ekipit Kombëtar U-17, Armand Dama, trajneri i ekipit kombëtar U-15, si dhe spacialistët, Sulejman Mema e Dritan Babamusta.