MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Për Brexit duhet të vendosë vetëm populli britanik, askush tjetër…

27.12.2018 - 10:48

Paradoksalisht, edhe pse bllokimi aktual i Brexit është tepër i rrezikshëm, britanikët duhet ta mirëpresin atë. Pakënaqësia e tyre me zgjedhjet që i paraqiten është një mundësi, jo mallkim dhe demokraci është kuruesja, jo sëmundja.

Britanikët janë shumë të pakënaqur. Ata që dëshirojnë të largohen nga Bashkimi Europian dhe ata që duan të qëndrojnë, janë njësoj të dëshpëruar.

Qeveria dhe opozita janë të ndarë në mënyrë të barabartë. Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e ndarë, midis qyteteve angleze pro-BE (përfshirë Londrën) dhe qyteteve anti-BE bregdetare dhe veriore. As klasa e punës dhe as ajo sunduese nuk mund të bashkohen.

A është ende çudi që aq shumë britanikë ndihen të shqetësuar dhe të braktisur nga sistemi i tyre politik?

Paradoksalisht, edhe pse bllokimi aktual i Brexit është tepër i rrezikshëm, britanikët duhet ta mirëpresin atë.

Në të vërtetë, Brexit mund të fuqizojë demokracinë britanike për të zgjidhur disa prej krizave të vjetra të vendit.

Së pari, çështja irlandeze. Megjithëse pjesërisht u vendos me Marrëveshjen e të Premtes së Mirë një gjeneratë më parë, Partia Demokratike e Bashkimit Demokratik të Irlandës së Veriut po e rihap duke këmbëngulur që krahinën, e cila është pjesë e Britanisë së Madhe, në asnjë mënyrë nuk duhet të ndahet, për shembull, nga Uellsi.

Çështja e Skocisë është ringjallur gjithashtu. Vetëm dy vjet pasi referendumi i dështuar i Skocisë për pavarësinë në vitin 2014, i la nacionalistët të braktisur, referendumi i vitit 2016 i Brexit i riktheu përsëri.

Ekziston edhe një çështje tjetër. Zhvendosja e papërfunduar e ish-kryeministrit Tony Blair bëri që anglezët të mos kishin asamblenë e tyre të dedikuar ose parlament, duke i lënë ata të varur nga një parlament i Westminsterit që shumë njerëz mendojnë se nuk përfaqëson shqetësimet e tyre.

Brexit gjithashtu testoi një sistem të ngurtë partiak.

Referendumi i vitit 2016 gjithashtu theksoi çështjen e rolit të demokracisë së drejtpërdrejtë në politikën britanike.

Por roli i demokracisë përfaqësuese duhet të trajtohet gjithashtu.

Së fundi, që nga mesi i viteve 1980, pas vandalizmit të qëllimshëm të industrisë britanike të Margaret Thatcher, ekonomia e Britanisë së Madhe është mbështetur në “mirësinë e të huajve”. Asnjë ekonomi tjetër evropiane, përveç Irlandës, nuk ka nevojë për infuzione të tilla të mëdha të kapitalit të huaj . Kjo është arsyeja pse Britania mbështetet tek taksat e ulëta, pagat e ulëta, etj.

Me javët e mbetura përpara se Britania të largohet nga BE në parazgjedhje, të tre opsionet kryesore, pra Brexit pa marrveshje, marrëveshja e kryeministries Theresa Maj me BE dhe heqja e nenit 50 për të mbetur nën komandat e BE, krijojnë pakënaqësi maksimale.

Në Britani mendojnë se ky ngërç është trishtues dhe se dëshmon dështimin e demokracisë britanike. Unë nuk pajtohem për të dy akuzat. Britanikët duhet të rimendojnë marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me BE. Por për këtë, Mbretëria e Bashkuar duhet të bëjë një “Debat Popullor”.

Debati i Popullit duhet të trajtojë gjashtë çështje: kushtetuta britanike, duke përfshirë krijimin e një parlamenti anglez apo asambletë të shumta rajonale angleze; sistemi zgjedhor dhe roli i referendumeve; çështja irlandeze, duke përfshirë mundësinë e sovranitetit të përbashkët britanik-irlandez mbi Irlandën e Veriut; migracionin dhe lirinë e lëvizjes; modeli ekonomik i Britanisë; dhe natyrisht marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE.

Për të qenë demokratik, Debati i Popullit duhet të zhvillohet në asambletë rajonale. Kështu, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të sigurojë një periudhë tranzicioni pasi vendi të largohet zyrtarisht nga BE më 29 mars.

Gjatë periudhës së tranzicionit, Mbretëria e Bashkuar duhet të mbetet në Bashkimin Doganor të BE-së dhe në tregun e vetëm, me lirinë e lëvizjes dhe të drejta të plota për shtetasit e BE-së në Mbretërinë e Bashkuar. Pastaj, në vitin 2022, zgjedhësit mund të zgjedhin nëse do të qëndrojnë në bashkësinë doganore dhe tregun e vetëm, të dalin krejtësisht, ose të aplikojnë për të rihyrë në BE si anëtare e plotë.

Yanis Varoufakis, ish-ministër i financave i Greqisë, është Profesor i Ekonomisë në Universitetin e Athinës./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Agonia e vazhdueshme e Brexit…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…