Banorët e Shkozës në Tiranë kanë dalë në protestë pasditen e sotme kundër prishjes së banesave të tyre.
Ata kanë bllokuar rrugën e rrjedhimisht dhe qarkullimin duke vendosur kazanët e mbeturinave përgjatë saj ndërsa kanë ndezur edhe zjarre.
Deputetët e PD janë gjithashtu në protestë në mbështetje të tyre.
“Ne nuk jemi kundër rrugës, jemi pro rrugës, pro çdo gjëje të mirë por jo të na nxjerrë në rrugë.
Një shtet i mirë e strehon qytetarin e tij. Më ka ardhur fëmija 3 vjeç në shtëpi obobo ma do na prishin shtëpitë. Të kishit qenë sot në orën 5 të mëngjesit ta kishit parë si e kanë prishur shtëpinë e komshiut.
Terror! I kam parë vetë si e kanë ngritur, me copa hekurash. Me gjak, unë qaj për ata fëmijë se i kam parë vetë. I kanë fëmijët moshatarë me të mitë. Kjo nuk është e drejtë”, tha një protestuese.