MENU
klinika

Ç’simbolizonte ajo dërrasë?

Pse muslimanët tmerroheshin kur shihnin një tabut para shtëpisë?

20.12.2018 - 15:39

Në shoqërinë tradicionale shqiptare, veçanërisht ndër banorët muslimanë të fshatrave të Shqipërisë së Mesme, ndodhte, ndonëse fare rrallë, që në të aguar anëtarët e ndonjë familjeje të shikonin para portës së shtëpisë një tabut. 

Kjo pamje ishte shokuese. 

Tabuti ishte një vig i thjeshtë prej dërrase që shërbente për të transportuar kufomën e të vdekurit nga banesa e tij në varresa dhe pas varrimit tabuti qendronte në varrezë në pritje të kufomës së radhës.

Para portës së shtëpisë tabuti kishte hije shumë të rëndë dhe simbolikisht përcillte këto ultimatume:

1. Njëri ose disa burra të familjes, kishin kryer veprime ose sjellje që kishin dëmtuar rëndë interesat dhe sidomos integritetin moral të personit ose personave që në terrin e natës kishin çuar tabutin nga varrezat, para portës së asaj shtëpie. 

Nëse keqbërësit ose të paragjykuarit si keqbërës nuk hiqnin dorë nga veprimtaria kriminale ose nuk vërtetonin bindshëm se nuk kishin kryer krime për të cilat dyshoheshin, tabuti funksiononte si paralajmërim se të përfshirët në veprimtari kriminale ose ata që e neglizhonin alibinë, do të përcilleshin me të në varreza.

2. Sado të ishte kryer në fshehtësi veprimtaria kriminale e njërit ose e disa meshkujve të shtëpisë, me tabut para portës ishte identifikuar. Meshkujt keqbërës ose duhej të gjenin rrugën dhe ndërmjetësit e përshtatshëm për t’i kërkuar të falur sjellësve të tabutit, ose sjellësit e tabutit do t’i përcillnin ata për në botën tjetër.

3. Një tabut i tillë simbolikisht përfaqësonte një ultimatum për t’u shpërngulur familja nga fshati dhe përgjithësisht nga krahina. Nëse familja me tabut para portës nuk merrte rrugën e gjatë, përgjithësisht traumatike të migrimit ose emigrimit, një ose disa burra të saj do të detyroheshin prej burrave që kishin vendosur tabutin para portës të bënin në tabut rrugën më të shkurtër që i çonte drejt varrit.

Në vitet e regjimit socialist totalitar, të burgosur të veçantë, sidomos në fazën e hetimit intensive për veprimtari politike antikomuniste, i kanë detyruar të shtrihen në arkivol. 

Një veprim i tillë funksiononte si trysni psikologjike e skajshme, që i burgosuri të “zgjidhte” gjuhën, të fliste në detaje për sjelljet e veprimet e tij, madje të hidhte mbi vete edhe krime që nuk i kishte kryer, mjafton që hetuesve t’u interesonin pohime për to. Në këto rrethana arkivoli funksiononte si kërcënim makabër: nëse i burgosuri mbyllte gojën, ai do të mbyllej në arkivol, përgjithmonë.

 

Zyhdi Dervishi “Lente të ndërveprimit simbolik”

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!