Rusia nuk mund të lejohet të vazhdojë me agresionin e saj të ashpër kundër Ukrainës. Perëndimi duhet të veprojë.
Në vitin 2014, për herë të parë në shtatë dekada, një shtet përpiqej të rishikonte hartën e Evropës me anë të agresionit ushtarak. Vjedhja e Rusisë e gadishullit të Krimesë të Ukrainës solli dënimin dhe sanksione ekonomike nga e gjithë bota. Por, ndërsa lajmet rreth çështjes vazhdonin, Moska u la të përgatiste një sulm të ri: një urë prej 12 miljesh midis Rusisë dhe Krimesë.
Populli ukrainas nuk do të shikojë Rusinë që vazhdon aneksimin e vendit tonë. Katër vjet më parë, vetëm Ukraina nuk ishte në gjendje të përballonte një “aventurë ushtarake” ruse. Por sot vendosmëria jonë është e fortë dhe ne jemi të përgatitur të mbajmë qëndrim përballë Rusisë. Kjo është arsyeja pse unë kam miratuar ligjin e kufizuar ushtarak në territorin e Ukrainës pranë kufirit rus, në mënyrë që ne të jemi në gjendje të mobilizojmë dhe të mbrojmë sigurinë tonë nëse Rusia guxon të intensifikojë agresionin e saj.
Por ne gjithashtu kemi nevojë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare në formën e sanksioneve të mëtejshme kundër Moskës për sulmin e saj të fundit.
Sulmi i Rusisë në Ngushticën Kerç dhe Detin e Zi më 25 nëntor nuk ishte një incident i izoluar. Që nga viti 2014, Rusia ka shkelur rregullisht rregullat ndërkombëtare të lundrimit dhe traktateve në ato ujëra dhe në Detin e Azov. Ajo ka vjedhur furnizimet tona të energjisë dhe peshkimin, ka dëmtuar jetesën e Ukrainës dhe ka bllokuar trafikun dhe tregtinë në portet tona.
Këtë verë, Rusia i shtoi tensionet, duke ndaluar rregullisht anijet tregtare që kërkojnë të shkojnë në portet e Ukrainës. Vonesat e shumta mund t’i kushtojnë secilës anije që nga $10,000 deri në $12,000 në ditë. Rusia po nis një luftë ekonomike.
Kulmi ishte 25 nëntori, pasi anijet ukrainase kërkonin të lundronin ligjërisht dhe paqësisht, nga porti ukrainas i Odesë në portin ukrainas të Mariupol. Më lejoni të bëj të qartë se përkundër përpjekjeve tipike të Rusisë për të shtrembëruar të vërtetën, anijet e Ukrainës kurrë nuk sulmuan Navyun e Rusisë, kurrë nuk hapën zjarr, pavarësisht se u sulmuan, u sulmuan me armë zjarri dhe raketa dhe u penguan ndërsa lundronin në det në ujërat ndërkombëtare.
Ky ishte një sulm i drejtpërdrejtë i forcave të armatosura të Rusisë në Ukrainë. Moska nuk u fsheh prapa “njerëzve të vegjël” ashtu siç bëri në Krime në vitin 2014. Moska as nuk përpiqet ta mashtrojë botën këto kohë.
Kriza vazhdon, me ushtarët dhe anijet që po mbahen në burgun rus, qindra anije të bllokuara në Detin e Azov. Këto nuk janë vetëm anijet e Ukrainës; ato mbajnë flamuj të vendeve të tjera dhe janë në mënyrë efektive të komanduara nga Rusia.
Këto ngjarje kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e të gjithë NATO-s.
Rusia tani mund të kërcënojë anëtarët e NATO-s, Rumaninë, Bullgarinë dhe Turqinë. Dhe ky mund të jetë vetëm fillimi. Rusia gjithashtu ka prani të konsiderueshme në Detin Baltik.
Qëllimi i Rusisë është i qartë: Dëshiron të kthehet në një epokë ku pronat dhe tokat merreshin me forcë.
Fillon me Ukrainën dhe vazhdon drejt perëndimit. Vendet demokratike tani duhet të bëjnë një zgjedhje: Të luftojnë për atë që është e drejtë apo të vazhdojnë të qetësojnë presidentin Vladimir Putin. Në qoftë se historia na ka mësuar diçka, është se qetësimi ka kosto vdekjeprurëse. Pavarësisht propagandës së Kremlinit, Putin është më i dobët se sa mendon Perëndimi.
Dhe sa konflikte do të duhen që Perëndimi të veprojë?
Rusia ka vendosur armë kimike në Britani; ka ndërmarrë sulme kibernetike dhe përpjekje për sulme në të gjithë Perëndimin; nxiti një luftë në Ukrainën Lindore që ka shkaktuar më shumë se 10,000 vdekje; dhe përhap dezinformata për të ngatërruar, zemëruar dhe frikësuar qytetarët në mbarë botën. A nuk është tani koha për të vepruar?
Presidenti Trump tregoi lidership të vërtetë duke anuluar takimin e tij me Putin në G-20 në Argjentinë lidhur me sulmin e Rusisë ndaj anijeve dhe marinarëve të Ukrainës. Ne kemi patur përkrahje të dukshme nga Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi, duke përfshirë armë mbrojtëse, sanksione më të forta dhe furnizime më të sigurta amerikane të energjisë.
Së bashku, partnerët në të dy anët e Atlantikut mund të vazhdojnë të rrisin koston për Rusinë që kërcënon sigurinë tonë kolektive.
Me Krimenë dhe Donbas të pushtuara, detyra jonë e përbashkët është të mos lejojmë që Rusia të kalojë agresionin e saj në Detin e Azov pa u ndëshkuar.
Dhe një “Paketë Azov e sanksioneve” kundër Rusisë do të jetë më e pakta, me të cilën bota duhet të përgjigjet me këtë kohë. Ndërkohë që Perëndimi flet, Putin është duke vepruar. Është koha për t’u përgjigjur.
Petro Poroshenko është presidenti i Ukrainës.