Faqja zyrtare e FIFA-s ka publikuar renditjen përfundimtare të kombëtareve për vitin 2018, dhe e ka theksuar se Kombëtarja e Kosovës ka pësuar ngritjen më të lartë nga të gjitha kombëtaret brenda këtij viti.
Kosova është ngritur për 46 pozita brenda një viti dhe tani pozicionohet në vendin e 131 me 1113 pikë të grumbulluara. Për shkak se në këtë muaj nuk ka pasur ndeshje të kombëtareve, pozita e Kosovës në renditje nuk ka ndryshuar nga muaji i kaluar, kur e shënoi ngritjen më të lartë ndonjëherë.
Edhe Kombëtarja shqiptare mbetet në vendin e 60-të, ashtu si para një muaji, duke humbur 3 pozicione për këtë vit. Shqipëria rekordin e saj e ka vendosur në vitin 2015, teksa u rendit deri në vendin e 22-të, në muajin korrik të këtij viti.
Sa u takon 10 vendeve të para, ato mbeten të pandryshumeshme. Për habi të të gjithëve, Franca, edhe pse kampione e botës në fuqi, e mbyll renditjen vjetore në vendin e dytë, ndërsa kryeson Belgjika.