MENU
klinika

Rrëfimi i mesfushorit

Rikthimi i Scholes tek United me këpucë 40 €

24.12.2018 - 14:15

Paul Scholes ka rrëfyer historinë e rikthimit te Manchester United, kur ai kishte vendosur të tërhiqej nga futbolli i luajtur. Ai nuk kishte pasur këpucë të përshtatshme për të luajtur dhe, në vend se ta kontaktonte Nike apo Adidas, ai shkoi në një dyqan aty afër dhe bleu një palë këpucë për 40 euro.

Ish-trajneri legjendar i Manchester United, Alex Ferguson, i kërkoi Scholes-it t’i kthehet futbollit pas pensionimit të tij në vitin 2012 dhe mesfushori anglez ka zbuluar se ai ishte detyruar të luante me këpucë të një kualiteti më të ulët.

“U stërvita vetëm një herë me skuadrën e parë para se të kthehesha në janar të vitit 2012. Kisha nevojë për disa këpucë, kështu që shkova në një dyqan lokal dhe i bleva një palë këpuce për 40 euro, pasi nuk kisha sponsor” – tregon Scholes.

“Nuk mund të kontaktoja ‘Nike’, sepse atëherë do të bëhej e ditur se unë po i kthehesha futbollit. Ferguson nuk u tregoi as lojtarëve, sepse mendoj se ai dëshironte ta mbante këtë gjë të heshtur.

Ai më tha vetëm eja në Hotel Lowry mbrëmjen e së shtunës para ndeshjen dhe të dielën ulu në tavolinën e stafit dhe mos e thuaj asnjë fjalë. Pastaj, unë u detyrova të shkoj në fushë të nesërmen. Unë e dija se çfarë po ndodhte, kështu që isha i stresuar.

Nuk e dija se çfarë do të mendonin lojtarët, por kur hyra në dhomën e zhveshjes e pashë se aty kishin vendosur edhe fanellën time dhe isha vendosur në stolin rezervë” – rrëfen Paul Scholes, tani në moshën 43-vjeçare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN