MENU
klinika

Nga New York Times

A po shkon Jemeni drejt paqes?!

06.12.2018 - 11:21

Përfaqësuesit e qeverisë së Jemenit dhe lëvizja Houthi do të bisedojnë në Suedi, duke na ofruar shpresë për rifillimin e procesit të paqes në vendin e tyre.

Populli i Jemenit ka kaluar mjaftueshëm vuajtje. Më shumë se tre vjet luftë kanë vrarë mijëra njerëz, kanë shpërngulur më shumë se 500 000 të tillë, kanë krijuar epideminë më të keqe të kolerës dhe rreth 14 milionë jemenas vuanin nga uria.

Të dëshpëruar për të shpëtuar nga uria, për t’u ribashkuar me njerëzit e tyre të dashur, për të shpëtuar të ardhmen e fëmijëve të tyre, qytetarët jemenas po luten që ky konflikt të përfundojë.

Të enjten, për herë të parë në dy vjet, qeveria e Jemenit do të bisedojnë me Houthis, në Suedi. U deshën shumë mundësi të humbura para se palët kundërshtare të binin dakord për tu bashkuar dhe për të ofruar një shans për të rifilluar një proces paqeje në Jemen. Është një fillim i rëndësishëm të shohësh që palët ndërluftuese të ulen së bashku dhe të flasin.

 

Gjatë tetë muajve të kaluar, si ndërmjetës i Kombeve të Bashkuara në këtë konflikt, unë kam paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se është një luftë që po e shkatërron paqen. Sot është koha që të nxiten nismat për të shuar flakët e luftimeve.

Porti i Detit të Kuq të Al Hudaydah, dhe qyteti i ashtuquajtur po njësoj, ka qenë një pikë e rëndësishme e kësaj lufte. Që nga qershori, popullsia e qytetit ka rënë në 150,000. Çdo muaj programi ushqimor i Kombeve të Bashkuara siguron ndihmë për tetë milionë njerëz.

Unë besoj se takimi i kësaj jave në Suedi mund të sjellë lajme të mira për Al Hudaydah, dhe për popullin e Jemenit. Ne kemi punuar për të arritur një marrëveshje, që do t’i japë fund betejave.

Gjatë javëve të fundit, të dyja palët kanë treguar gatishmërinë e tyre për të bërë gjeste të rëndësishme humanitare. Disa nga të burgosurit e luftës nga të dyja palët, të cilëve nuk iu është lejuar të kontaktojnë familjet e tyre në katër vjet të luftës, më në fund u lejuan. Ndërsa mblidhemi në Suedi, ne do të njoftojmë nënshkrimin e marrëveshjes së shumëpritur për shkëmbimin e të burgosurve, marrëveshjen e parë formale mes dy palëve që nga fillimi i këtij konflikti.

Këto bisedime politike në Suedi janë hapi i parë në rrugën drejt paqes.

Shpresoj se deri në fund të këtij raundi, partitë e Jemenit do të bien dakord për një marrëveshje përfundimtare, e cila pastaj do të paraqitet tek sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe më pas në Këshillin e Sigurimit për miratim.

Në asnjë kohë tjetër nuk ka pasur një kërkesë të tillë të dukshme ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhjeje.

Jemeni ka qenë në krye të rendit të ditës për sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit është i bashkuar në dëshirën për t’i dhënë fund konfliktit. Megjithatë, janë vetëm ata që do të ulen në tryezën e bisedimeve në Suedi që do të vendosin.

Martin Griffiths është i dërguar i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Jemenin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN