24.12.2018 - 14:40
Rita Ora, këngëtarja me origjinë shqiptare, me famë botërore ka dhënë së fundi një intervistë për revistën “LOVE”, ku ka rrëfyer detaje nga jeta dhe karakteri i saj.
28-vjeçarja e ka dhënë intervistë në formën e një video-je ku shfaqet gjysmë e zhveshur dhe pa grim. Edhe pse duket një artiste e kompletuar dhe plot vetëbesim ajo ka treguar se në të vërtetë nuk është kështu.
Rita u shpreh se gjatë gjithë kohës ndihet nervoze për faktin se nuk ka arritur mjaftueshëm në karrierën e saj dhe se gjithmonë përpiqet të bëjë maksimumin.
“Jo të gjithë njerëzit e kuptojnë këtë gjë dhe shpeshherë më vjen të ngjitem në ndonjë taracë dhe të bërtas me të madhe” ,-tha ajo.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rita bëhet nostalgjike
“Jam shqiptare dhe dashuroj shumë fort!”
Lidhje e re...