MENU
klinika

Serie A, java 15

Roma shpërdoron, Champions në dyshim

08.12.2018 - 20:04

Ka vuajtur jo pak në minutat e fundit dhe për pasojë ka ardhur barazimi i vendasve. Roma, edhe pse udhëhiqte deri në fund 2-0 në Sardegna ndaj Cagliari-t vendës, nuk ka arritur të fitojë, pasi ndeshja ka përfunduar 2-2. Kështu, verdhekuqtë nuk i afrohen zonës Champions dhe rivalët ende nuk kanë luajtur për këtë javë.

Cristante në minutën e 14-të ka kaluar në avantazh miqtë dhe verdhekuqtë sikur janë cliruar. Në fundin e pjesës së parë Kolarov shënon edhe golin e dytë dhe 45 minutat e para Roma i mbyll shumë mirë.

Edhe fillimi i pjesës së dytë nuk është keq për kryeqytetasit, por më pas ritmi i tyre bie dhe vendasit që marrin zemër. Në minutën e 85-të, Ionita ngushton për Cagliari-n dhe minutat e fundit janë “ferr” për miqtë.

Në minutën e 93-të, vendasit mbesin me 10 lojtarë 1 minutë më vonë me 9. Por kjo nuk do të thotë asgjë për Cagliari-n, pasi vendosmëria e vendasve shpërblehet në minutën e 95-të, kur Sau barazon shifrat 2-2 dhe mbyll ndeshjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN