MENU
klinika

Akuzat për përdhunim

Ronaldo me “shpatulla pas murit” nga “Der Spiegel”

01.12.2018 - 14:57

Cristiano Ronaldo duket se nuk po ia hedh lehtë akuzave për përdhunim, të cilat u bënë publike pak kohë më parë nga revista gjermane “Der Spiegel”, e cila së fundmi ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me rastin.

Revista ka zbuluar dokumente të reja në lidhje me këtë çështjen e përdhunimit te Kathryn Mayorga, e që rëndojnë mbi futbollistin.

Sipas asaj që publikohet te kjo revistë, ekzistojnë dy pyetësorë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në vitin 2009, që avokatët ia kishin dhënë Ronaldos për t’i plotësuar, për të përgatitur kështu edhe strategjinë e mbrojtjes. Njëri prej pyetësorëve ishte përpiluar në muajin gusht e tjetri në dhjetor dhe në përgjigjet e tyre kishte disa mospërputhje mes dy pyetësorëve.

“Der Spiegel” citon një dokument prej 41 faqesh me titullin “Pyetje për klientin”, që ishte dërguar nga një studio ligjore e avokatit të Cristiano Ronaldos, Carlos Osorio de Castro. Në harkun e 4 muajve, përgjigjet e disa pyetjeve ishin ndryshuar, gjë që tregon punën e bërë nga avokatët për të hedhur poshtë akuzat e Mayorgës. Kështu, pyetjes nëse “Zonja C” ngriti zërin apo bërtiti, Ronaldo në muajin gusht iu përgjigj “Ajo tha jo dhe ndaloi”, ndërsa në muajin dhjetor ishte ndryshuar në “Jo”.

Cristiano Ronaldo, Georgina

Tjetër mospërputhje mes dy pyetësorëve u pa edhe në përgjigjet për pyetjen nëse “Zonja C” foli pas raporteve seksuale. Në versionin e parë, Mayorga e cilësoi Ronaldon “idiot” dhe se “ai e detyroi”, me portugezin që i tha se “i vinte keq”. Ndërsa sipas versionit të dytë, Mayorga nuk kishte thënë “asnjë fjalë” pas asaj që ndodhi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN