MENU
klinika

Serie A, java 16

Ronaldo vendos derbin e Torinos

15.12.2018 - 22:43

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e 5000-të të historisë së Juventus në Serie A duke i dhënë fitoren 1-0 ekipit të tij në derbin ndaj Torinos. Zonja e Vjetër është i vetmi ekip që ka shënuar aq gola në kampionatin italian.

Një gol historik që i bie ta shënojë një nga lojtarët më të mirë të historisë. Skuadra e Allegri-t vazhdon të mbetet e pandalshme në kampionatin italian duke regjistruar fitoren e 15-të në 16-të ndeshje.

Ashtu siç pritej, ndeshja nis me agresivitet dhe shumë dyluftime mes rivalëve të Torinos. Ishte Cristiano Ronaldo ai që kishte mundësinë e parë për të shënuar, por Sirigu ishte pozicionuar mirë duke e ndalur. Pak minuta më pas portieri i përfaqësueses italiane duhet të largohet nga fusha i dëmtuar dhe në vend të tij futet Ichazo.

Juventus nuk ka freskinë e zakonshme dhe kjo i jep mundësi Toro-s të sulmojë më tepër se zakonisht. Por Belotti nuk është në një ditë të mirë teksa mund të kishte shfrytëzuar më mirë disa mundësi. Pas pushimit Juventus merr veten dhe luan më përpara në kërkim të golit.

Por duhej një gabim i Simone Zaza dhe më pas portierit Ichazo që të zhbllokohej rezultati. Zaza pason gabim te portieri një top që kuptohet nga Mandzukic, portieri reagon me vonesë dhe pengon sulmuesin kroat.

Penallti e qartë për Juventus, e cila shndërrohet në gol nga Cristiano Ronaldo. Torino-s i “prek krahët” goli i Juve-s dhe megjithëse mundohet të reagojë, nuk ia del. Juventus merr një tjetër fitore të madhe në Olimpico-n e Torinos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN