MENU
klinika

Në fazën me eliminim direkt

Rregulli i ri futet edhe në Champions League

03.12.2018 - 13:56

Ashtu si në shumë kampionate apo kompeticione të futbollit, edhe në Champions League do të aplikohet teknologjia e fundit VAR, duke nisur pas grupeve.

Ishte parashikuar që VAR-i të përdorej në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë vetëm në sezonin 2019-20, por gabimi i gjyqtarit Viktor Kassai në ndeshjen Manchester City-Shakhtar Donetsk, duke i dhuruar një penallti skandaloze “Qytetarëve” pas simulimit të Sterling, ka bërë që UEFA të marrë këtë vendim.

Ka qenë presidenti i ECA-së, Andrea Agnelli dhe i UEFA-s, Aleksander Ceferin, që në një takim të para pak kohëve kishin deklaruar se VAR-i do të përdoret sezonin tjetër, por pas shumë diskutimeve vendimi u ndryshua.

var
var

Përdorimi i VAR-it nuk do të hyjë në fuqi vetëm për kompeticionin e madh të Champions League, por dhe për të rinjtë që garojnë në UEFA Youth League. Përdorimi i teknologjisë do të ndihmojë gjyqtarët që të shmangin gabimet dhe t’u japin ekipeve atë që meritojnë.