MENU
klinika

Kapiteni i Real Madrid

Sergio Ramos: “Dhe ‘Topi im i Artë’, kur?”

04.12.2018 - 16:52

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram disa foto me “Topin e Artë” të Luka Modric. Ai, duke bërë shaka, la të kuptohet se është duke pritur ta fitojë një trofe të tillë.

Pas një dekade dominim nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, “Topin e Artë” këtë vit e fitoi Luka Modric, i cili sezonin e kaluar e fitoi Champions League me Real Madrid dhe verës shkoi deri në finale të Kupës së Botës me Kombëtaren e Kroacisë.

Pasi e fitoi “Topin e Artë”, Luka Modric u kthye në seancën stërvitore të së martës në Real Madrid bashkë me këtë çmim, të cilin ua tregoi bashkëlojtarëve të tij.

 

View this post on Instagram

 

Mis respetos, #BallonDor. ¡Grande, Lukita! My respect, @lukamodric10.

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos) on

Kapiteni i skuadrës, Ramos, bëri shaka në llogarinë e tij në Instagram, ku mbi fotografitë me Topin e Artë të bashkëlojtarit të tij, tha se është duke pritur për një çmim të tillë edhe për të. “Dhe Topi im i Artë, kur?”, – shkroi Ramos mbi fotografinë e publikuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN