Pas 18 vjetësh, Bashkimi Kristian Demokratik i Gjermanisë ka një lider të ri. Brenda një qendre konferencash në Hamburg, partia zgjodhi Annegret Kramp-Karrenbauer që të zërë vendin e Angela Merkelit, e cila mbetet kancelare e Gjermanisë, të paktën tani për tani.
Znj. Kramp-Karrenbauer merr përsipër një parti që ishte në gjendjen më të keqe të saj gjashtë javë më parë. Rezultatet e zgjedhjeve të tmerrshme të shteteve, shifrat e sondazheve dhe gjendja e trazuar e koalicionit të saj me Social Demokratët (SPD), nxitën thirrjet që Merkel të largohej. Megjithatë, vendimi i saj, më 29 tetor, për të dhënë dorëheqjen si udhëheqëse e partisë, shtoi “oreksin” për ndryshim. Fushata njëmujore, gara e parë e vërtetë për udhëheqjen e CDU që nga viti 1971, duket se e ka “ringjallur” partinë.
Kramp-Karrenbauer, një aleate e Merkelit, tani bëhet favorite për të udhëhequr CDU-në në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, megjithëse kjo mund të varet nga aftësia e saj për të ringjallur partinë.
Sfida më e madhe e saj ishte të zhdukte etiketën “mini-Merkel”. Të dyja duket se kanë të njëjtin stil udhëheqjeje, por ka dallime të rëndësishme midis tyre.
Kramp-Karrenbauer është anti-abortit, dhe e ka krahasuar martesën homoseksuale me poligaminë dhe incestin. Ajo mbështeti politikën e diskutueshme të refugjatëve të Merkel, por nuk ishte veçanërisht liberale në rajonin ku qeveriste. Përsa i përket politikës së jashtme, instinktet e saj janë frankofile, siç i takon një njeriu që vjen nga Saarland.
Po kush është Annegeret Kramp-Karrenbauer?
Annegret Kramp-Karrenbauer, 56 vjeç, u rrit në një familje katolike në Saarland në Gjermaninë jugperëndimore, shtetin më të vogël të vendit.
Ajo u bashkua me CDU në 1981 si një studente 19-vjeçare dhe, pas përfundimit të një masteri në shkencat politike,u përfshi në politikë.
Kramp-Karrenbauer u bë gruaja e parë që shërbeu si ministre e shtetit për punët e brendshme në vitin 2000 dhe gruaja e parë që shërbeu në krye të Saarland, një pozicion që e mbajti nga 2011 në 2018.
Pasi u propozua nga Kancelarja Merkel, ajo u zgjodh si sekretare e përgjithshme e CDU me një rekord prej 98.9% të votave.
Ajo jeton në qytetin e saj të lindjes Püttlingen me burrin e saj 34 vjeç, Helmut Karrenbauer, i cili e la punën si një inxhinier i minierave për t’u kujdesur për tre djemtë e tyre.