Të dielën në orët e pasdites u raportua për një person të zhdukur në Malet e Sharrit.
I njëjti ishte shtetas gjerman, ku për kërkimin e tij u mobilizuan Policia e Kosovës bashkë me Klubin Alpin “Dardania” dhe falë këtij organizimi të alpinistëve, shtetasi gjerman është gjetur gjallë.
“Personi në fjalë me kombësi gjermane, turist në Bjeshkët e Sharrit, ishte dukë bërë Ski-Touring ditën e djeshme dhe gjatë ditës kishte arritur që të ngjitet në majën e quajtur Peri Breg. Përderisa ai ishte ende aty, një mjegull e menjërshme e ka kaplu majën dhe ai ka qenë i humbur pasi që nuk ka ditë nga të shkojë”, tregojnë alpinistët.
Sipas tyre gjermani më pas ka lajmëruar një punëtore në një piceri në Brezovicë se ka mbetur i ngujuar në majë të malit dhe më pas pronari i lokalit ka njoftuar qendrën e skijimit dhe kryetarin e Federatës së Skijimit, Milaim Kelmendin që më pas janë vënë në kërkim të tij.
Personi në fjalë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është rikthyer pa asnjë lëndim. /Konica.al/