MENU
klinika

Shorti i “Euro 2020”

Shqipëria, në grup me kampionët e botës

02.12.2018 - 13:26

Është heshur shorti i fazës kualifikuese për “Euro 2020”, që e ka vënë Shqipërinë përballë Francës kampione të botës. Kuqezinjtë kanë rënë Grupin H, ku janë edhe Islanda, Turqia, Moldavia dhe Andorra.

Grupi H

Francë

Islandë

Turqi

SHQIPËRI

Moldavi

konica sportkonica sport mobile

Andorrë

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, foli në lidhje me shortin e hedhur në Dublin të Irlandës. Numri një i stolit mendon se skuadra e tij duhet të luftojë për vendin e dytë, pasi Franca është favoritja kryesore.

euro 2020
euro 2020

Shorti – “Mund të shkonte më mirë më keq, por ne e pranojmë. Do të bëjmë të pamundurën. Franca është favoriti kryesor.”

Shanset për kualifikim – “Gjëja më e rëndësishme për ne është të rikuperojmë lojtarët. Nëse nuk kam lojtarët nuk do të kem rezultate. Në Shqipëri nuk interesohen për gjendjen e lojtarëve, vetëm për rezultatin”.

Kundërshtarët – “Ne duhet të shkruajmë historinë dhe duhet të luftojmë për të fituar”.

Rikthimi i lojtarëve  – “Shpresojmë që të kem të gjithë lojtarët gati. Uroj që të kemi lojtarët dhe të kemi zgjedhje”.

Ku dalim? – “Do provojmë të dalim të dytët, pasi Franca është favorite. Do të luftojmë me Turqinë dhe Islandën”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN