MENU
klinika

Studimi

Si të parandalojmë kancerin? OBSH ka këto 9 këshilla për ju

15.12.2018 - 13:58

Kanceri njihet si një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, përgjegjës për 8.2 milionë vdekje në vit. Lajmi i mirë, është se më shumë se 1/3 e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme, dhe shumë lloje kanceri nëse zbulohen herët janë të shërueshëm.

Ndryshimet në mënyrën e të jetuarit kanë sjellë që gjithnjë e më shumë njerëzit në mbarë botën të jenë të ekspozuar ndaj faktorëve të rrezikut të kancerit si pirja e duhanit, dieta e varfër dhe jeta sedentare.

Edukimi dhe informimi i individëve dhe komuniteteve për lidhjet ndërmjet stilit të jetës dhe rrezikut për kancerin është hapi i parë në parandalimin efektiv të kancerit.

Pajisja e individëve dhe komuniteteve me njohuritë e përshtatshme dhe të duhura për lidhjen që ekziston midis stilit të jetës dhe kancerit, mund të fuqizojë njerëzit që të bëjnë zgjedhje të shëndetshme. Individët dhe komunitetet duhet të informohen për faktin se më shumë se 1/3 e llojeve të kancerit mund të parandalohen duke adaptuar sjellje të shëndetshme.

 

 

Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj