MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 18

Skënderbeu në krizë, e mposht edhe Kamza

21.12.2018 - 15:22

Ka përfunduar ndeshja e parë e javës 18-të të Kategorisë Superiore, javë që shënon edhe përfundimin e pjesës së parë të sezonit. Kamza ka fituar 1-0 në shtëpi kundër Skënderbeut, duke bërë një hap të madh në renditje sa i përket mbijetesës, ndërsa korçarët pësojnë humbjen e katërt radhazi.

Vendësit kanë qenë më kërkues që në fillim të takimit. Skënderbeu nuk e ka më atë petkun e skuadrës dominuese dhe shfaqet me hope në portën e Kamzës. Për të ardhur në fundin e pjesës së parë kur Fukui shënon golin e avantazhit.

Qetësia psikologjike e golit u jep avantazh të besuarve të Gjokës, të cilët kërkojnë të shënojnë edhe golin e dytë, ndërsa Skënderbeu qarkullon më dendur topin, por mungojnë gjuajtjet në drejtim të portës, edhe ndonjë tentativë portieri vendës e neutralizon.

 

Mbyllet 1-0 për Kamzën, që tashmë lë pas dy skuadra poshtë vetes, por rivalët kanë nga një ndeshje më pak. Ndërsa Skënderbeu mund të humbë edhe pozicionin e katërt në renditje.

KAMZA – SKËNDERBEU    1-0

Fukui 43’

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Arrabal, Teqja, Bobano, Rezi (Mumajesi 83′), Malaj, Peçi, Fukui, Plaku, Martinena (Orelesi 76′). Trajner: Ernest Gjoka.

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Kaba Sambou, Aliti, Abazi, Dita, Guexh , Gripshi, Fili (Krasniqi 46′), Guindo (Oto Xhon 72′). Trajner: Orges Shehi

Gjyqtarë: Laver Alla, Dojando Myftari, Edlir Malo, Klajdi Kola

Kartonë të verdhë: Peçi 45+1′, Fukui 57′, Teqja  78′, Idrizaj 89, Kirev 90’/ Gripshi 12′, Aliti 39′, Guexh 80′, Vangjeli 87′