Sot u krijua Liga Profesioniste e Futbollit, ku u zgjodh edhe presidenti, i cili do të jetë Edvin Libohova. U trajtuan shumë tema, që nga sponsorët, arbitrat, si do të funksionojë dhe mbarëvajtja duke filluar nga sezoni tjetër.
Por legjenda e futbollit shqiptar, Sokol Kushta, ngre disa pyetje dhe duket se është skeptik për nga mënyra e funksionimit, sidomos kur shumë ekipe mbeten ende në varësinë e bashkisë apo kur në vendimarrje janë lënë shumë klube me emër. Ja se çfarë shkuan Sokol Kushta:
“E lexova sot me kujdes që mori formë Liga Profesioniste…Ishin 10 ekipe elitare…Po shumë ekipe elitare që janë në Kategorinë e Parë ku ishin?…Po ligji për sportin a u votua në Parlamentin Shqiptar?…Po kush është ekip elitar, kur të gjithë ekipet pothuajse janë nën varësinë e bashkive?
Pse ne vazhdojmë të hipnotizojmë veten tonë?!…Sot në Ligën Superiore shumica e ekipeve kanë probleme ekonomike, ose me lojtarët, ose me persona të dytë e të tretë, etj. Bilancet si i kanë? Mos kjo i ngjan si asaj nismës 2010, 2011? Nuk e di çfarë mendojnë kolegët..”