MENU
klinika

Lazio në Europa League

Strakosha pushim, tjetër shqiptar është gati

13.12.2018 - 18:34

Thomas Strakosha është lënë pushim nga trajneri Simone Inzaghi në sfidën ndaj Eintracht Frankfurt, e vlefshme për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Europa League.

Llogaritë në grupin H, ku bënë pjesë edhe Lazio, duken të mbyllura, teksa tekniku i ka besuar vendin e titullarit gardianit belg Proto. Ajo që bie në sy është prezenca e portierit 18-vjeçar në stolin e rezervave, Marko Alia.

Shqiptari, i cili është pjesë e Kombëtares U-19 dhe e të rinjve të Lazios, është thirrur nga Inzaghi për të qenë i gatshëm për sfidën e sotme. Kjo nuk është hera e parë që Alia është grumbulluar nga Inzaghi, pasi ai ka qenë në dispozicion të trajnerit lacial edhe në sfidën ndaj Apollon Limasol.

marco alia

Nuk është çudi që 18-vjeçari shqiptar të debutojë mbrëmjen e sotme, duke qenë se kjo përballje nuk është e rëndësishme për fatet e skuadrave, teksa Lazio ka siguruar kualifikimin si vend i dytë në grup.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN