Në ditën e 10-të protestës, studentët vazhdojnë të qëndrojnë përballë godinës së Kryeministrisë, ku i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen nesër, në një protestë mbarëkombëtare.
Studentët thanë se tubimit të sotëm pritet t’i bashkohen edhe një grup të rinjsh nga Miloti që janë nisur në këmbë dhe kanë arritur në Kamëz.
Edhe sot, kushtet e këqija atmosferike nuk i kanë penguar aspak studentët të protestojnë.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur studentëve se kërkesat e tyre do të zgjidhen vetëm përmes dialogut.
Presidenti Ilir Meta riktheu serish në Kuvend ligjin për buxhetin 2019, me qëllim që t’u jepet mundësi plotësimit të kërkesave të studentëve.