Në ditën e shtatë të protestës së tyre, studentët e të gjitha Universiteteve publike janë mbledhur për të protestuar para Ministrisë së Arsimit.
Studentët kanë marshuar fillimisht në Bulevard dhe nga të gjitha fakultetet në Tiranë dhe më pas janë mbledhur tek ministria ku studentët e Politeknikut, Arteve dhe Gjeologji Minierave u mblodhën tek Korpusi dhe më pas kanë parakaluar në Bulevard para kryeministrisë ku ka pasur ovacione dhe thirrje për kryeministrin Edi Rama.
Ata e kanë nisur me këndimin e Himnit Kombëtar dhe më pas me parulla për plotësimin e kërkesave të tyre, kryesisht uljen e tarifave. Studentët e gjeologji minierave janë me kaska të verdha, ndërsa studentët e arteve kanë marrë veglat muzikore.
Masa studentore në shenjë simbolike proteste, kanë qëlluar me vezë godinën e ministrisë së Arsimit.